foto: Ilustrim

Policia arreston dy burra në rajonin e Prishtinës, u rrahën mes vete

Pasditen e djeshme në Prishtinë, rreth orës 17:30, një burrë ka kanosur një burrë tjetër.

Policia e ka arrestuar burrin, ndërsa me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Policia e Kosovës e ka raportuar edhe një rast tjetër të dhunës në Rajonin e Prishtinës.

Dje në mesditë, rreth orës 12:10 është arrestuar një burrë  dyshuar pasi që i njëjti ka goditur një burrë.  Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.