Policët e Kosovës dhurojnë gjak në kampin “Enver Zymeri”
10.8.2023 - 19:18
Zyrtarët e Policisë së Kosovës kanë dhuruar gjak në kampin e Njësive Speciale “Enver Zymeri”.
Dhurimi i gjakut është organizuar nga Drejtoria e Shërbimeve Shëndetësore e Policisë së Kosovës në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare për Transfuzion të Gjakut.
“Edhe kësaj radhe u dëshmua gatishmëria dhe karakteri human e sfidues i pjesëtarëve të kësaj njësie për të ndihmuar dhe shpëtuar jetë të njerëzve në nevojë” – është thënë në njoftimin e PK-së.
Tutje është thënë se përkundër shumë angazhimeve dhe punës me përgjegjësi, 60 zyrtarë policorë iu përgjigjen këtij aktiviteti duke e dëshmuar se vërtet Policia e Kosovës gjithmonë dhe në çdo kohë është në shërbim të qytetarëve dhe vendit.