Njësia Speciale e Policisë së Kosovës - Foto: KALLXO.com

Podujevë, kanoset polici

Një zyrtar policor ka raportuar se është kanosur nga një i dyshuar.

Rasti ka ndodhur në Podujevë dje rreth orës 1:30.

Kanosja ka ndodhur derisa polici ishte duke intervenuar në një rast rrahje.

I dyshuari ishte i lënduar dhe ka marrë tretman mjekësor në QKUK.

Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Rasti po trajtohet si kanosje ndaj personit zyrtar.