Plagosje në Prishtinë, policia jep detaje

Një person është plagosur me armë zjarri para disa minutave në Prishtinë më saktësisht në rrugën “Xhemajl Mustafa”.

Zëdhënësi i Policisë në Prishtinë, Agrom Borovci ka thënë për KALLXO.com se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:30.

“Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet  e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes”, ka Borovci.

Ai shtoi se i plagosuri është dërguar për tretman mjekësor.

“Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për identifikimin e personit të dyshuar si dhe  sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”, shtoi tutje Borovci .