Ilustrim

Plagosje me armë zjarri në Prishtinë

Në rrugën “Shkupi” në kryeqytet mbrëmë rreth orës 23:15 ka ndodhur një plagosje.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës dy persona të panjohur kanë plagosur një person tjetër.

Pas plagosjes viktima kishte kërkuar tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe sipas mjekut gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë.

Policia ka dalë në vend të ngjarjes dhe ka gjetur e konfiskuar dy gëzhoja.