Shiriti i Policisë së Kosovës. Foto: Shkodrane Dakaj/KALLXO.com

Plagoset aksidentalisht një person në Suharekë

Një person është plagosur aksidentalisht në fshatin Sopijë të Suharekës.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

Ai ka bërë të ditur se viktima është dërguar për tretman në Spitalin e Prizrenit, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Në lidhje me rastin, prokuroria dhe policia kanë filluar hetimet.