Plaçkiten gjatë transportimit të parave

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje ka pranuar një ankesë nga një burrë dhe një grua, të cilët kanë thënë se iu janë vjedhur paratë gjatë kohës sa po i transportonin ato.

Rasti ka ndodhur në Prizren, dje rreth orës 11:10.

Sipas raportuesve të rastit, gjatë kohës kur ata kanë qenë me automjetin transportues për transportimin e të hollave, dy persona të panjohur nën kërcënimin e armës, u kanë grabitur dy çanta dore dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

Policia ka njoftuar njësia përkatës policore është duke hetuar rastin.