Pesë të arrestuar për dhunë në familje, prijnë sulmet ndaj grave

Policia e Kosovës gjatë ditës së diel ka arrestuar 5 persona për shkaktim të dhunës në familje ku kryesisht prijnë rastet e sulmeve ndaj grave.

Në Obiliq Policia arrestoi një burrë i cili kishte pasur një mosmarrëveshje verbale më një grua.

Sipas raportit, në vendin e ngjarjes i njëjti kishte kanosur zyrtarët policor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Derisa, në kryeqytet Policia arrestoi një burrë pasi në gjendje të dehur kishte sulmuar një grua.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Për rast të ngjashëm u arrestua edhe një burrë tjetër në Prishtinë, i dyshuari në gjendje të dehur kishte sulmuar një grua dhe një burrë.

Sipas Policisë, lidhur me rastin i njëjti është arrestuar dhe dërguar për tretman mjekësor, dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Për dhunë në familje u arrestua edhe një burrë në Podujevë, sipas Policisë i dyshuari pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht një grua.

Sipas Policisë, viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor. Derisa, me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Kurse në Pejë një grua ka raportuar se burri kishte ushtruar dhunë psikike ndaj saj.

Policia bën të ditur se i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.