Pesë fshatra të Malishevës do të mbesin pa ujë të pijshëm për 4 orë
23.3.2022 - 10:30
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se pesë fshatra në komunën e Malishevës do të mbesin pa ujë të pijshëm nga ora 10:00 deri në 14:00.
Fshatrat që do të mbesin pa ujë janë Gurbardh, Turjakë, Lumishtë, Mirushë dhe Burim.
Kjo ndërprerje e ujit, sipas “Hidroregjionit Jugor” do të bëhet për shkak të ndërprerjes së rrymës nga ana e KEDS-it ku paraqitet problem me furnizim me rrymë tek stacioni i pompave në “Gurbardh”.
“Me rastin e funksionalizimit të rrymës, do të rikthehet edhe furnizimi i rregullt me ujë në këto fshatra”, thuhet në njoftimin e Hidroregjionit.