Foto: Ambasada e SHBA-së / Facebook
Përvjetori i Pavarësisë së SHBA-së, Prattipati e lumtur që po e feston 4 Korrikun në shtetin më pro-amerikan në botë
Ambasada amerikane në Kosovë ka organizuar sot, më 01.07.2025, një pritje zyrtare me rastin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ambasada e SHBA-së ka postuar një pjesë të fjalimit të Anu Prattipati, e ngarkuar me punë në Ambasadë, gjatë kësaj ceremonie.
Gjatë fjalës së saj, Prattipati ka thënë se nuk mund ta imagjinojë një vend më të mirë për ta shënuar këtë rast sesa këtu, me ju, në vendin më pro-amerikan në botë.
“E kam festuar 4 Korrikun në shumë vende të ndryshme dhe nuk mund ta imagjinoj një vend më të mirë për ta shënuar këtë rast sesa këtu, me ju, në vendin më pro-amerikan në botë… Faleminderit që festuat me ne sonte. Faleminderit për miqësinë dhe përkushtimin tuaj ndaj partneritetit midis Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës. Gëzuar Ditën e Pavarësisë!”- tha Prattipati në fjalimin e saj.
Më 4 korrik 2025, SHBA feston 249-vjetorin e Ditës së Pavarësisë.