Prattipati takohet me Rashiqin, flasin për rëndësinë e qeverisjes efektive
26.3.2026 - 14:54
E Ngarkuara me Punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Anu Prattipati, është takuar me ministrin për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, për të diskutuar rëndësinë e qeverisjes efektive dhe gjithëpërfshirëse në Kosovë.
Sipas njoftimit të ambasadës amerikane në Prishtinë, gjatë takimit u theksua nevoja që institucionet të punojnë në shërbim të të gjitha komuniteteve në Kosovë.
Prattipati dhe Rashiq gjithashtu diskutuan mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe partnerëve ndërkombëtarë.