Ilustrim

Persona të panjohur dëmtojnë dollapët e nxënësve në shkollën "Asdreni" në Pejë

Një grua në Pejë ka raportuar në Policinë e Kosovës se persona të panjohur kanë hyrë me forcë në shkollën fillore “Asdreni” dhe kanë dëmtuar dollapët e nxënësve.

Rasti po vazhdon të hetohet nga Policia.

Bazuar në raportin e Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur dje rreth orës 06:05.