Përplasje dhe shtyrje mes Rashit Qalajt të PDK-së dhe Salih Zybës të LVV-së

Përplasje e re ka ndodhur pasdite në Kuvendin e Kosovës.

Votimi për shmangie të rregullores ka bërë që deputetët e partisë në pushtet dhe ata të opozitës të përplasën dhe shtyhen.

Në pamjet e drejtpërdrejta nga Kuvendi shihet deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj dhe deputeti i Vetëvendosjes, Salih Zyba, janë përplasur.

Derisa, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, është gjuajtur me shishe nga deputetet opozitarë.