Përfundojnë bastisjet në pronën e Bashkim Smakajt dhe Blerim Shalës

Bastisja e EULEX-it, e cila kishte filluar në ora 8:00 të mëngjesit në pronën e ish-shefit të AKI-së, Bashkim Smakajt, ka përfunduar para pak minutash.

Ekipet e EULEX-it tashmë janë larguar nga pronat.

Kurse, bastisja në banesën e Blerim Shalës, këshilltar i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka përfunduar më herët.

Këto bastisje janë bërë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar të Gjykatës Speciale në Hagë.

Për bastisjet në pronën e Bashkim Smakajt ka folur gjatë ditës avokati Artan Qerkini.

Ai në një deklarim për Kallxo.com bëri të ditur se ka urdhër nga Gjykata për këtë bastisje.

“Unë do të jem prezent gjatë bastisjes së z. Smaka, jam njoftuar se ekziston një urdhër i Gjykatës për bastisje. Do të deklarohem pastaj për detaje të tjera”- ka thënë ai.

Bastisja e shtëpisë së ish shefit të AKI-së nga Specialja, flet avokati i tij