Bastisja e shtëpisë së ish shefit të AKI-së nga Specialja, flet avokati i tij

Zyra e Prokurorit të Specializuar e Gjykatës Speciale në Hagë është duke kryer bastisje në shtëpinë Bashkim Smakajt, ish drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencës, AKI.

Avokati tij Artan Çerkini në një deklarim për Kallxo.com bëri të ditur se ka udhër nga Gjykata për këtë bastisje.

“Unë do të jem prezent gjatë bastisjes së z. Smaka, jam njoftuar se ekziston një urdhër i gjykatës për bastisje. Do të deklarohem pastaj për detaje të tjera”- ka thënë ai.

KALLXO.com merr vesh se bastisje janë duke u kryer edhe në shtëpinë e Blerim Shalës, këshilltarit të ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili po gjykohet në Hagë.

Specialja bastis shtëpinë e ish-shefit të AKI-së, Bashkim Smakaj – FOTO