Përfundojnë bastisjet në 13 lokacione në veri
Policia e Kosovës sot ka kryer bastisje në 13 lokacione në veri të Kosovës.
Tri nga këto lokacione kanë qenë në Zveçan, shtatë në Mitrovicën e Veriut e tri të tjera në Leposaviq.
Kjo është konfirmuar për KALLXO.com nga zëvendësdrejtori i policisë në Mitrovicë të Veriut, Veton Elshani.
Elshani ka thënë se bastisjet kanë përfunduar.
“Po, kanë përfunduar. 13 lokacione janë kontrolluar” – ka thënë Elshani.
Ai tutje ka shtuar se nuk ka pas ndonjë të arrestuar nga ky aksion i PK-së dhe se nuk mund të japë detaje nëse është gjetur diçka ose jo.
KALLXO.com ka qëndruar gjatë ditës në Mitrovicën e Veriut, aty ku janë kryer disa bastisje dhe sjell pamjet:
Në ndërkohë, janë bllokuar edhe 20 rrugë ilegale përgjatë kufirit me Serbinë.
Sipas zëvendësdrejtorit të Policisë në Mitrovicën e Veriut, Veton Elshanit, për bllokimin e rrugëve janë përdorur blloka betoni e janë hapur gropa.
Bllokohen mbi 20 rrugë ilegale në kufirin me Serbinë