Bllokohen mbi 20 rrugë ilegale në kufirin me Serbinë

Mbi 20 rrugë ilegale janë bllokuar nga Policia e Kosovës përgjatë kufirit me Serbinë.

Kjo është konfirmuar për KALLXO.com nga zëvendësdrejtori i policisë në Mitrovicën e Veriut, Veton Elshani.

Ai ka bërë të ditur se për bllokimin e këtyre rrugëve janë përdorur blloka betoni e janë hapur gropa.

“Janë bllokim të rrugëve ilegale në mbarë kufirin që e kemi ne me Serbinë, janë mbi 20 bllokime të rrugëve që ne i kemi bërë. Diku me blloka betoni, diku me bager i kemi hap gropa dhe janë blloku ato rrugë” – ka thënë Elshani.

Ai tutje ka shtuar se në këto lokacione nuk ka ekipe të policisë të vendosur për kontrollë, mirëpo ka qarkullim të policisë.

Policia e Kosovës sot është duke zhvilluar disa bastisje në veri.

Këto bastisje ndërlidhen me sulmin terrorist ndaj Policisë, që ndodhi në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator.

Vazhdojnë kontrollet në veri që ndërlidhen me sulmin në Banjskë

Policia kryen kontrolle në një ndërtesë në Mitrovicë të Veriut