Për shkak të borës mbyllet Rruga e Arbrit

Për shkak të reshjeve të borës në Rrugën e Arbrit, në Bypass, qarkullimi i automjeteve është ndaluar përkohësisht pasi i gjithë aksi po pastrohet nga makinat që e heqin borën.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Shtetit, konkretisht Drejtoria Vendore e Policisë së Dibrës.

Shërbimet e Policisë Rrugore ndodhen në të dyja kahet e lëvizjes dhe nuk do të lejojnë asnjë drejtues mjeti të qarkullojë pa vendosur goma dimërore  zinxhirë dhe deri sa rruga të pastrohet plotësisht nga kontraktorët.

Policia e Rrugore u bën thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar në drejtimin e mjetit, si dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme në këtë aks.