Ilustrim - Foto: KALLXO.com

Pengoi zyrtarët policorë në kryerje të detyrës, arrestohet i dyshuari në Pejë

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar një person në Pejë, i cili dyshohet se ka penguar zyrtarët policorë derisa ishin në kryerje të detyrës zyrtare.

Sipas Policisë, gjatë arrestimit, i dyshuari ka rezistuar, me ç’ rast dy zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime trupore.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.