Ilustrim

Pejë, konfiskohet sasi e konsiderueshme e mishit të dyshimtë

Një sasi e konsiderueshme e mishit të gjedhit është konfiskuar në një mishtore në qytetin e Pejës.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka njoftuar se lidhur me këtë rast është arrestuar një person me incialet A.Sh.

Sipas policisë, në këtë mishtore janë konfiskuar dhe asgjësuar mish i gjedhit i pavulosur me prejardhje të dyshuar, si dhe sasi të qofteve dhe qebapëve derivat i mishit të lartcekur ne sasi prej 614.260 kilogram.

“Me datën 7 mars 2020 nga ora 09:43 në bazë të urdhëresës së gjykatës është zhvilluar plani për kontrollimin e artikujve ushqimor (mishit) në rr.‘Papa Klimenti‘ në Pejë, në një mishtore”, njofton PK-ja.

Këtij lokacioni me kërkesë të policisë i janë përgjigjur edhe inspektoret e AUV-ut.

Kurse, i dyshuari A.Sh.(1965) thuhet se pas arrestimit është sjellë në stacionin policor Pejë, i njëjti është intervistuar nga njësiti i hetimeve.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar ndalimin e personit të dyshuar.