Pejë, arrestohet një person nën dyshimin se ka dhunuar një të mitur

Në Pejë është arrestuar një person nën dyshimin se ka dhunuar një të mitur.

Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi tha për KALLXO.com, që i dyshuari është arrestuar më 30 dhjetor, teksa rasti dyshohet të ketë ndodhur më 4 nëntor të këtij viti.

Pas ekzaminimit, viktima është liruar. 

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.