Ilustrim Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Patrullat kufitare e ndalojnë veturën me targa të huaja, gjejnë në të armë e fishekë 

Një arma e tipit SIG Sauer me dy karikator dhe me 27 copë fishekë janë sekuestruar dje nga patrulla kufitare e Policisë së Kosovës në Bogë të Pejës. 

Arma e fishekët u gjetën në një veturë me targa të huaja që u ndal nga zyrtarët policor. 

Vetura që drejtohej nga i dyshuari burrë kosovar është kontrolluar nga policët kufitar dhe aty janë gjetur arma, karikatorët e fishekët. 

Sipas PK-së, i dyshuari posdeonte leje për qëllime shenjëtarie, mirëpo nuk posedonte leje për bartje të armes. 

I dyshuari, në raportin 24 orësh policor është thënë se është intervistuar dhe më pas me urdhër të prokurorit kujdestar, ai është liruar në procedurë të rregullt.