Pasuria e kryeinspektorit të Ministrisë së Mjedisit Bedri Halimi, i arrestuar sot nën dyshimin për korrupsion

Kryeinspektori i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Ambientit, Bedri Halimi është arrestuar sot gjatë ditës nga Prokuroria Themelore e Ferizajt nën dyshimin për korrupsion.

Halimi në Agjencinë Kundër Korrupsion (AKK), ka deklaruar se ka shtëpi në vlerë 60,000 euro ndërsa në pronësi të përbashkët posedon edhe tokë bujqësore që kap vlerën e 75,000 euro.

Halimi ka deklaruar se nga paga e tij në ministri, realizoi të hyra vjetore neto 7,107.51 euro.

Sipas regjistrit të deklarimit të pasurisë, të hyra të tjera prej 18,286.50 euro të cilat deklaroi se mori Halimi, janë nga Ligji mbi ish të përndjekurit politik (sipas raportimit të viteve paraprake).

Gjithashtu me 1,000 euro Halimi u ndihmua nga Komuna e Dragashit për botimin e librit.

KALLXO.com raportoi, se aksioni i sotëm i Prokurorisë Themelore të Ferizajt përfundoi me 7 të arrestuar, njëri prej tyre ish zyrtar i lartë i Ministrisë se Mjedisit dhe tjetri vazhdon të jetë pjesë e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Mjedisit.

KALLXO.com merr vesh se të arrestuar janë edhe ish-sekretari i Ministrisë së Ambientit, Arben Çitaku dhe Bedri Halimi, kryeinspektor në këtë ministri.

Arrestohet ish-sekretari i Ministrisë së Ambientit, Arben Çitaku