Arrestohet ish-sekretari i Ministrisë së Ambientit, Arben Çitaku

Aksioni i sotëm i Prokurorisë Themelore të Ferizajt përfundoi me 7 të arrestuar, njëri prej tyre ish zyrtar i lartë i Ministrisë se Mjedisit dhe tjetri vazhdon të jetë pjesë e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Mjedisit.

KALLXO.com merr vesh se të arrestuar janë edhe ish-sekretari i Ministrisë së Ambientit, Arben Çitaku dhe Bedri Halimi, kryeinspektor në këtë ministri.

KALLXO.com po ashtu merr vesh se ndaj tyre Prokuroria Themelore e Ferizaj ka lëshuar vendimin për ndalim te 48 orëve për ish sekretarin e Ministrisë së Mjedisit dhe për kryeinspektorin, Bedri Halimi.

KALLXO.com merr vesh se këta janë të ndaluarit e parë lidhur me rastin e sotëm ku u bastisen 10 lokacione duke përfshirë edhe zyrat e ministrisë së Infrastrukturës dhe Ambientin.

Operacioni “Brezovica” shtrihet në Qeveri, bastisje në Ministrinë e Mjedisit

Më 21 dhjetor, në pjesën e parë të aksionit të njohur si “Brezovica”, janë arrestuar 10 persona ndër ta edhe ish-kryetari i Komunës së Shtërpcës, Bratisllav Nikoliq.

Kryeinspektori Bedri Halimi dhe 4 dhe katër inspektorëve të Komunës së Prizrenit, akuzoheshin nga Prokuroria Speciale për keqpërdorim të pozitës, mirëpo para disa muajve ata janë liruar nga aktakuza.