Foto: Ilustrim

Pas mosmarrëveshjes në familje gjuan me armë zjarri

Një person i dyshuar është arrestuar gjatë ditës së djeshme në Podujevë nën dyshimet për përdorim të armës dhe shkaktimit të dhunës në familje.

Policia ka njoftuar se arrestimi i të dyshuarit është bërë mëngjesin e djeshëm, pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje në familje ka shtënë me armë zjarri.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me 16 fishekë, një predhë dhe një gëzhojë.

I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.