Ilustrim

Pas alarmit për bombë, deklarohen nga Aeroporti

Zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, Valentina Gara ka reaguar pas njoftimit për alarm për bombë në aeroport.

Ajo ka konfirmuar se kanë pranuar një kërcenim me bombë.

Tutje, Gara ka thënë se udhëtarët dhe personeli janë evakuuar dhe janë të sigurt.

“Ekipet e involvuara në planin emergjent janë duke kryer detyrat e tyre”, tha ajo.

Lidhur me këtë ka lëshuar një deklaratë edhe Policia e Kosovës.

Policia ka njoftuar se përmes zyrës së mediave të Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari” ka pranuar një informacion për kërcënim me mjete shpërthyese në aeroport.

Në njoftim është thënë se bazuar në informacionet e pranuara, Policia e Kosovës menjëherë ka ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme policore në funksion të trajtimit dhe hetimit të këtij rasti.

Tutje është thënë se Policia ka angazhuar njësitet relevante policore, përfshirë ato për trajtimin e materieve shpërthyese dhe njësitin me qenë, K-9.

Policia ka thënën se po ashtu ka ndërmarr veprime konkrete duke evakuuar personat/qytetarët në perimetrat e sigurisë, përderisa do të vazhdojë angazhimin e saj në bashkëpunim dhe koordinim edhe me institucionet tjera relevante.

Alarm për bombë në Aeroport