Pacolli: Holanda mbështetë Kosovën për liberalizimin e vizave

Shefi i diplomacisë së Kosovës, Behgjet Pacolli i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Holandë është takuar me ministrin e Punëve të Jashtme të Holandës, Stef Blok.

“Takim mjaft konstruktiv me homologun tim, Ministrin e Punëve të Jashtme të Holandës, Z. Stef Blok. Diskutuam gjerë e gjatë mbi liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, temë kjo e një rëndësie të veçantë për ne. Mbështetja holandeze dhe parlamentit të tyre, në këtë çështje luan një rol kyç”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Ai më tej ka thënë se ministri Blok ka premtuar mbështetje në çështjen e vizave, në anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare si dhe bashkëpunim të ngushtë në të gjitha sferat tjera më rëndësi të veçantë për të dyja palët e për Kosovën në veçanti.