Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Osmani konsultohet me Kurtin për zgjedhjet lokale

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani – Sadriu, ka pritur në takim kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje njëherësh kryeministrin Albin Kurti për konsultime në lidhje për datën e zgjedhjeve lokale.

Përveç me LVV-në, presidentja Osmani sot do të mbajë takime edhe me përfaqësues të partive tjera politike.

Pas Kurtit, Osmani do të takojë edhe drejtuesit e Partisë Demokratike të Kosovës, të Lidhjes Demokratike të Kosovës, të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe ata të partive tjera.

KALLXO.com do të ju mbajë të informuar në lidhje me këto takime. Zgjedhjet lokale në Kosovë pritet të mbahen këtë vjeshtë.