Osmani i uron Kuvajtit Ditën Kombëtare: Të ndërtojmë marrëdhëniet tona të shkëlqyera

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar popullin e Kuvajtit për ditën e tyre Kombëtare.

“Shteti juaj paqedashës vazhdoftë të lulëzojë dhe të përparojë në vitet në vijim. Ne mezi presim të ndërtojmë marrëdhëniet tona të shkëlqyera!”, shkroi Osmani në platformën X.

Në shkrimin e saj, Osmani ka uruar për këtë ditë edhe emirin e Kuvajtit, H.H. Sheikh Mishal Al-Ahmad Al-Jaber Al-Sabah.

 

Kuvajti e ka njohur pavaresinë e Kosovës më 11.10.2011.