Osmani fillon takimin me partitë politike, pas rekomandimit të IKSHPK-së për shtyrjen e zgjedhjeve

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka filluar takimet me partitë politike.

Të gjitha partitë politike iu janë përgjigjur ftesës për takim të presidentes Osmani, pas rekomandimit të IKSHPK që të shtyhen zgjedhjet e 17 tetorit.

Në takim janë nga partia e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) është Albin Kurti, nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) Lumir Abdixhiku, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Muharrem Nitaj, nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Memli Krasniqi.

Ndërsa nga iniciativa ‘Guxo’ Donika Gërvalla si dhe Mimoza Kusari-Lila nga Alternativa.

Ditë më parë Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës (IKShPK) ka rekomanduar që zgjedhjet lokale të 17 tetorit të shtyhen për shkak të numrit të madh të rasteve të të infektuarve me COVID-19.

IKShPK rekomandon shtyrjen e zgjedhjeve lokale