Mitrovica veriore - 18.03.2020

Orë e re policore nga 12 e ditës deri në 6 mëngjes në Mitrovicë Veriore, Leposaviq, Zveçan e Zubin Potok

Në mbledhjen e shtabit të emergjencave të Komunave Mitrovicë e Veriut Leposaviq, Zubin Potok e Zveçan, është marrë vendim ndalimi i lëvizjes nga ora 12 deri në orën 06:00 të mëngjesit. Ky vendim hyn në fuqi nesër dhe do të zgjat për 14 ditë, ka njoftuar kryetari i Mitrovicës së veriut Goran Rakiç.

Ky vendim është marrë pasi që në ditët e fundit është rritur numri i të infektuarve me COVID-19 në Mitrovicën e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe komunat tjera, me çka është rritur rreziku i përhapjes së virusit.

Në Kordinim me Institutin e Shëndetit Publik, epidemiologët dhe Ministrinë e Shëndetësisë, është marrë ky vendim si njëra ndër masat për të parandaluar përhapjen e virusit ka thënë Goran Rakiq.

Janë marrë edhe disa masa për parandalim të pandemisë Coronavirusit, si në kohën kur lejohet lëvizja e lirë pra nga ora 06:00 e mëngjesit deri në ora 12:00 të mesdite, është e ndaluar grumbullimi i në ambiente të mbyllura, si dhe ndalohet lëvizja në grupe me më shumës se dy persona.

Bartja e maskave dhe doreza është e detyrueshme, shkruan Kossev.

Dyqanet ushqimore janë të detyruar që disa herë gjatë ditës të dezinfektojnë hapësirat e tyre, posaçërisht kolicat e maketeve, si dhe të organizojnë punën e tyre që në hapësirat e punës të jenë sa më pak punëtorë, pra vetëm ata që janë të nevojshëm.