Ora në vlerë prej 193,000 dollarësh përmban tri piktura në miniaturë të Van Gogh

Artisti britanik David Lindon e ka krijuar “galerinë e parë të artit të veshur në botë”, e cila përmban tri nga veprat më të famshme të artistit holandez Vincent van Gogh.

Është në kryeveprat e quajtura “Nata me yje”, “Luledelli” dhe “Autoportreti”, përmasat e të cilave janë rreth 0,5 milimetra, prandaj nuk shihen me sy të lirë, por vetëm përmes mikroskopit. Lindonit iu deshën dy muaj për t’i vendosur dy imazhet në orën, e cila shitet për 192,544 dollarë.

Britaniku u ngarkua ta krijonte Trilogjinë Van Gogh për nder të 50-vjetorit të Muzeut Van Gogh në Amsterdam, i cili festohet këtë muaj.

“Sfida e madhe ishte kontrolli i duarve dhe frymëmarrja dhe krijimi i diçkaje nga pothuajse asgjëja. ​​Vetëm kur e shikoni përmes një mikroskopi mund ta vlerësoni magjinë e detajeve”, shkroi Lindon në blog.

Ai punonte vetëm natën për t’i shmangur zhurmat e trafikut dhe tingujt e tjerë që do ta shqetësonin. Që nga viti 2019, Lindon është fokusuar në sfidat teknike të artit mikroskopik. Ai përdor pajisje të modifikuara të përshtatshme për stilin e tij, gjë që e ndihmon t’i përsosë krijimet e tij.

“Më duhet ta ngadalësoj frymëmarrjen për t’i qetësuar duart dhe për t’i mbajtur rrahjet e zemrës sa më të ulëta. Një ndryshim në rrahjet e zemrës mund të shkatërrojë muaj të tërë pune. Duart e mia ende lëvizin pak me çdo rrahje zemre, kështu që unë punoj në ritëm midis çdo rrahjeje”, përfundoi Lindon./Klix.ba

Përgatiti: Nuhi Shala