Nderrimi i ores, Ilustrim

Sonte kthehet ora dimërore – akrepat lëvizin një orë pas

Numërimi i orës dimërore do të fillojë natën mes të shtunës dhe të dielës (29 dhe 30 tetor), kur akrepat e orës do të kthehen një orë pas, ka njoftuar Byroja Shtetërore e Meteorologjisë.

Llogaritja e orës verore përfundon më 30 tetor në orën tre të mëngjesit, kur akrepat lëvizin pas për një orë, transmeton Telegrafi.

Ora dimërore fillon në fundjavën e fundit të tetorit dhe përfundon në fundjavën e fundit të marsit, kur lëvizin akrepat një orë përpara dhe rifillon koha verore.

Në mars të vitit 2019, Parlamenti Evropian mbështeti propozimin e Direktivës, e cila duke filluar nga viti 2021, heq lëvizjen gjashtëmujore të orës në nivel të BE-së dhe ia lë shteteve anëtare vendimin për zgjedhjen e orës verore apo dimërore.

Por kjo çështje ngeci në Këshillin e BE-së, kështu që në vitin 20202 do të vazhdojë si më parë, akrepat do të zhvendosen një orë pas nga e shtuna në të dielën.

Por rrethanat e krizave të fundit, nga pandemia e coronavirusit e deri të lufta në Ukrainë dhe kriza energjetike, marrëveshja mes vendeve anëtare të BE-së për këtë çështje më nuk është prioritet. /Telegrafi