Foto: GKK.

Piktori Gani Gashi ia dhuron veprën e tij Galerisë Kombëtare

Piktori Gani Gashi ia ka dhuruar veprën tij “Shtegtimi” Galerisë Kombëtare të Kosovës.

Vepra “Shtegtimi” ishte ekspozuar në kuadër të ekspozitës personale “Rrethi” të hapur nga Gashi në Galerinë Kombëtare të Kosovës.

GKK, përmes një njoftimi në Facebook ka bërë të ditur se vepra “Shtegtimi” e dhuruar nga Gani Gashi do të jetë pjesë e koleksionit të saj.

“Galeria Kombëtare e Kosovës ka kënaqësinë të njoftojë se artisti Gani Gashi i dhuroi koleksionit të GKK-së,  veprën e cila ka qenë e ekspozuar në ekspozitën personale nga plan-programi i vitit 2022 të titulluar ‘Rrethi’”, thuhet në njoftimin e GKK-së.

Ekspozita personale e Gani Gashi, “Rrethi” ishte prezantuar në GKK nga 15 prilli deri më 5 maj 2022.