Pamje nga Kolonia Artistike ‘Prishtina Art’ 2023. Foto: KALLXO.com.
Kolonia ‘Prishtina Art’ shndërron ‘Grandin’ në studion gjigante të krijuesve pamorë - FOTO
Dhjetëra krijues pamorë të gjeneratave të ndryshme janë mbledhur që nga e hëna në ambientet e hotelit “Gand” në Prishtinë në edicionin pestë të kolonisë artistike, “Prishtina Art”.
Të shpërndarë në një nga sallat e këtij hoteli, 70 piktorë nga vendet të ndryshme po u japin formë punëve të tyre, në teknika të ndryshme. Portret, imazhe nga natyre e jeta urbane po lindin nga peneli (furçat) i krijuesve pjesëmarrës të kolonisë.
Kolonia do të zgjas deri të shtunën, më 30 dhjetor 2023 dhe mbyllet me ekspozitën e veprave të krijuara nga artistët pjesëmarrës në kuadër të kësaj kolonie.
Edicioni i pestë i kolonisë “Prishtina Art” po përcillet edhe me aktivitete tjera artistike, punëtori pikturimi, performaca muzikore e teatrore e vizita në monumente të trashëgimisë kulturore.
Për organizatorët, kolonia “Prishtina Art” ka mbledhur krijues me renome në fushën e artit pamor.
Ndërsa, artistët pjesëmarrës thonë se kolonia mundëson shkëmbin e përvojave ndërmjet artistëve vendore të huaj.
Blerin Gërguri, organizator i kolonisë tha për KALLXO.com, se edicioni i sivjetmë karakterizohet me një pjesëmarrje më të madhe dhe me më renome të artistëve.
“E mira e kësaj kolonia është jo veç nga ana e numrit të mardhe i cili është i dyfishuar në raport më edicionet tjera, por edhe pjesëmarrja e artistëve cilësorë. Siç kemi mundur ta vëreni veprat e tyre janë më cilësore, ka shumë artistë të mirënjohur dhe me shumë me renome”- ka thënë Gërguri, drejtori i organizatës “Prishtina Art”, e cila e organizon koloninë.
Një pjesë e mirë e artistëve pjesëmarrës në koloni janë krijues të rinj. Andaj thotë Gërguri, këta të rinj kanë mundësi të mësojë teknika të ndryshme nga krijuesit me të vjetër.
“Vet qëllimi i çdo kolonie si kjo e jona është shkëmbimi i përvojave. Mirëpo kur prej atyre përvojave përfitojnë të rinjtë, studentët apo ata të cilët sa po kanë përfunduar studimet është një ndihmë e madhe për ta pasi përfitojnë përvojë dhe trasojnë rrugëtimin e tyre artistik, duke mësuar nga aoristët e njohur që janë pjesë e kësaj kolonie”- ka thënë Gërguri.
Krijuesja nga Tirana, Axherko Mezelxhiu thotë se kolonia ka diçka që nuk mund ta marrësh çdo herë.
“Këtu në mesin e artistëve merr eksperienca të reja, bisedon, krijon miqësi e lidhje, bisedime për pjesëmarrje dhe organizmin kolonive të ngjashme, kur ka kaq shumë krijues nga të gjitha vendet. Ja shko këtu sa bukur, një krijues këtu punon, diskuton kënaqet me një muhabet gjatë pushimit”- tha ajo për KALLXO.com.
Shkëmbimi i përvojave
Piktorja Bardha Buza thotë se rëndësia e kësaj kolonie është pjesëmarrja e artistëve nga vendet të ndryshme të botës dhe shkëmbimi i përvojave gjatë këtij aktivitet.
“Kështu që kolonia ka vlera të mëdha për secilin pjesëmarrës, edhe për mua, Pasi na mundëson shkëmbenin e përvojave me krijuesit e huaj”- ka thënë ajo.
Ndërsa, piktori Fehmi Hoxha – Feho, thotë se e veçanta e edicionit të sivjetmë të kësaj kolonie është pjesëmarrja e mbi 70 artistëve vendorë dhe ndërkombëtarë.
“Kjo tregon se kjo kolonie kam marrë jehonë e saj pozitive duke mbledhur artistët të cilët shoqërohen, socializohen mes veti e këmbejnë përvojat në teknika të ndryshme”- tha ai për KALLXO.com.
Krijuesi hoxha ka thënë se kolonia është një mundësi e mirë për krijuesit e rinj. Sipas tij, krijuesit e rinj mund të marrin përvoja nga më të vjetërit dhe të ecin më hapa të sigurt në botën e artit.
Edicioni i pestë i kolonisë Artistike “Prishtina Art” do të mbahet deri më 30 dhjetor 2023.