Piktura e Mona Lizës në Paris Foto: Pixabay

Vizitori e gjuan me tortë pikturën e Mona Lizës në Paris - Pamje

Një vizitor në muzeun e Luvrit në Paris hodhi krem-torte në pikturën më të famshme në botë, atë të Mona Lizës, në shenjë proteste lidhur me ndryshimet klimatike.

Autori ishte një burrë i maskuar si një grua e moshuar në një karrige me rrota, para se ta godiste pikturën.

Më vonë u bë e ditur se piktura që ruhet në muzeun francez nuk është dëmtuar.

“Mendoni për tokën, njerëzit po e shkatërrojnë atë”, dëgjohet të thotë personi që gjuajti pikturën me tortë në pamjet e filmuara nga vizitorë të tjerë të muzeut./VOA