Policia e Kosovës

Ofendoi gruan e tij, arrestohet i dyshuari

Policia ka njoftuar se është arrestuar një i dyshuar pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje ka ofenduar bashkëshorten e tij.

Rasti ka ndodhur në Fushë Kosovë dje rreth orës 19:30.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

Rasti po trajtohet si “Dhunë në familje”.