Obiliq, nga vetura i drejtohet arma pronarit të marketit

Një rast i kanosjes ka ndodhur në fshatin Milloshevë të Obiliqit dje rreth orës 11:10.

Sipas PK, viktima ka raportuar se gjersa kishte qenë duke punuar në marketin e tij, nga një veturë në lëvizje, një mashkull i kishte drejtuar armën dhe kishte vazhduar lëvizjen me veturë.

Rasti është në hetime.

Ngjarja ndodhi në ditën e festës së Kurban Bajramit, të shtunën.