Ilustrim

Obiliq, i dyshuari për ngacmim kanos zyrtarin policor

Një person është arrestuar në Obiliq nën dyshimin se ka kanosur zyrtarin policor.

Ngjarja, sipas Policisë, ka ndodhur mbrëmë rreth orës 18:30.

Policia njofton se pas raportimit se një i dyshuar ka ngacmuar një person të gjinisë femërore, pasi policia ka dalë në vendin e ngjarjes, i dyshuari ka kanosur edhe zyrtarin policor.

I dyshuari është arrestuar dhe i njëjti ka refuzuar të intervistohet duke u mbrojtur në heshtje.

Pas konsultimit me prokurorin i njëjti është liruar ë procedurë të rregullt.