Obiliq, arrestohen dy të dyshuar për grabitje dhe vjedhje të rënda

Të dyshuarit E.D. (25-vjeç) dhe E.Z. (20) janë arrestuar sot në fshatin Babimoc të Obiliqit nën dyshimin se kanë kryer vjedhje dhe grabitje të rënda.

Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës ka thënë se pas ndalimit Policia ka kryer verifikimet e nevojshme për të dyshuariit dhe të  dhënat kanë rezultuar se të njëjtiit janë persona të shpallur në kërkim për raste të natyrës së njëjtë, të ndodhura në rajonin e Mitrovicës. 

Ahmeti ka njoftuar se gjatë arrestimit të dyshuarve u është sekuestruar një veturë për ekzaminim. 

“Aktualisht personat e dyshuar po intervistohen nga hetuesit e rajonit të  Mitrovicës dhe në koordinim me prokuronin e shtetit, janë duke ndërmarrë veprimet vijues hetimore e procedurale për rastet”, njofton Ahmeti.

Sipas Policisë, hetuesit kanë qenë duke i hetuar për raste të ndodhura në rajonin e Obiliqit dhe se të njëjtit kanë qenë në kërkim për vepra të njëjta nga rajoni i Mitrovicës.