Numri i rasteve aktive me COVID-19 në vend

Numri i rasteve aktive me COVID-19 në vendin tonë aktualisht është 433, sipas të dhënave të djeshme të Ministrisë së Shëndetësisë.

Dje po ashtu nga 689 testime, 18 qytetarë kishin rezultuar pozitiv me virusin COVID-19 dhe nuk ishte shënuar asnjë viktimë.

Kurse, vaksinimi i qytetarëve dje ka qenë 167 doza të vaksinës kundër COVID-19.

“Deri më sot janë dhënë 101.166 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19”, thuhej në njoftimin e Minstrisë dje.