Kontrollet e NJRSH-së në Prishtinë, sekuestrime. Foto: Policia e Kosovës

NJRSH vazhdon kontrollet e automjeteve, kapen armë, kokainë e marihuanë - FOTO

Njësiti për Reagim të Shpejtë i Policisë së Kosovës në Prishtinë mbrëmë e sot kanë vazhduar me kontrollet rutinë të automjeteve në lokacione të ndryshme.

Këto kontrolle kanë rezultuar me sekuestrim të armëve të zjarrit e të narkotikëve.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë se mbrëmë në stacionin policor janë shoqëruar dy persona të cilëve gjatë kontrollit u janë gjet dhe sekuestruar një sasi e narkotikëve të llojeve kokainë dhe marihuanë.

Ndërsa sot, Ahmeti ka thënë se në stacion policor është shoqëruar një person për posedim të paautorizuar të armës.

Ndaj të dyshuarve ajo ka thënë se pas inicimit të rasteve, janë kryer procedurat në koordinim me prokurorin e shtetit.