Njëra nga të infektuarat sot, punëtore në Spitalin e Gjilanit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se sot nga 200 mostra të marra nga Klinike Infektive janë konfirmuar 14 raste të reja me virusin COVID-19.

9 raste janë vetëm në Gjilan ndërsa KALLXO.com mëson se 8 nga 9 rastet janë kontakt/ familjarë të një punonjëse shëndetësore të një klinike private në Prishtinë.

KALLXO.com merr vesh se njëra nga të infektuarat të konfirmuar sot është punëtore në Spitalin Rajonal të Gjilanit dhe e njëjta është familjare e punëtores që punon në një spital privat në Prishtinë, e cila është konfirmuar dje me virusin COVID-19.

Po ashtu, KALLXO.com merr vesh se gjatë ditës së nesërme do të gjurmohen kontaktet që ka pasur punonjësa e Spitalit të Gjilanit.

Ndërsa në total numri i të prekurve në Kosovë me COVID-19 ka arritur në 884, 28 kanë vdekur kurse 655 janë shëruar.