COVID-19: 8 rastet në Gjilan - familjarë të punonjëses shëndetësore të klinikës private në Prishtinë

14 raste gjithsej kanë rezultuar pozitiv me coronavirus gjatë ditës së sotme.

9 raste janë vetëm në Gjilan ndërsa KALLXO.com mëson se 8 nga 9 rastet janë kontakt/ familjarë të një punonjëse shëndetësore.

Gjithsej në Gjilan gjatë ditës së sotme sipas burimeve të KALLXO.com janë marrë 28 mostra për coronavirus, nga ta nëntë kanë rezultuar pozitivë. Tetë raste janë në Gjilan ndërsa një tjetër në fshatin Livoç i Epërm.

Ndërsa  Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se sot nga 200 mostra të marra nga Klinike Infektive, janë konfirmuar 14 raste të reja me virusin COVID-19.

Ndërsa në total numri i të prekurve në Kosovë me COVID-19 ka arritur në 884, 28 kanë vdekur kurse 655 janë shëruar.

E  infektuara që u konfirmua dje me coronavirus në Gjilan, është punonjëse e një spitali privat në Prishtinë.

Kjo është konfirmuar nga kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.

“Dita 58. IKSHP na njoftoi për një rast të ri me Covid-19 në Gjilan. Bëhet fjalë për një punonjëse në një spital privat në Prishtinë.

Rasti është i izoluar dhe Qendra Rajonale e Shëndetit Publik dhe emergjencat civile e kanë nën mbikëqyrje”, ka shkruar ai.

Përkeqësohet situata, rriten rastet me CoVid-19