Foto: Ilustrim

Një shtëpi në Prishtinë cak i hajnave, pronari raporton se i vodhën stoli e gjësende të tjera

Një burrë në Prishtinë ka raportuar dje në polici se në shtëpinë e tij ka ndodhur një vjedhje.

Sipas policisë, ankuesi ka raportuar se persona të pa njohur kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur stoli ari, një telefon mobil, gjësende tjera dhe para të gatshme.

Në lidhje me këtë, Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti është cilësuar si vjedhje e rëndë.

Tutje në raportin ditor të policisë është bërë e ditur se rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante policore.

Kjo ngjarje njoftohet të ketë ndodhur rreth orës  16:30.