Një person prezantohet rrejshëm si pjesëtar i IPK-së, shoqërohet në Polici

Policia e Kosovës ka shoqëruar në stacionin Policor në Kaçanik një person i cili ishte prezantuar si punonjës i Inspektoratit Policor por nuk kishte prezantuar asnjë dokument përkatës.

I dyshuari gjatë intervistimit e kishte pranuar se nuk është pjesëtar i Inspektoratit Policor.

Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe ka vazhduar në procedurë të rregullt.