Një person dyshohet se vari veten në shkallët e shtëpisë

Një person gjatë ditës së sotme dyshohet se ka varur veten në shtëpinë e tij.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 13:00 në Malishevë.

Zëdhënësi i Policisë së Gjakovës, Nysret Xhurkaj për KALLXO.com ka thënë se policia ishte informuar nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Malishevë.

Personi i cili dyshohet se ka varur veten, ishte dërguar në QKMF pa shenja jete.

“I njëjti sipas familjareve, ishte gjetur i varur me litar në shkallet e katit të dytë te shtëpisë se tij. Patrullat policore dhe njësia e hetimeve rajonale- Gjakovë kanë dal në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me rastin. Është informuar prokurori kujdestar dhe me urdhër të tij, trupi i pa jetë, dërgohet në Mjekësin Ligjore për obduksion”, ka thënë Xhurkaj për KALLXO.com.