Foto-ilustrim
Një muaj paraburgim për Agim Gërbeshin, i dyshuar për detyrim
Gjykata e Mitrovicës, dega në Vushtrri, ka caktuar masën e paraburgimit në afat prej një muaji për Agim Gërbeshin, i cili ishte shpallur në kërkim me fletarrest ndërkombëtar nga organet e rendit të Kosovës, pasi dyshohet për veprat penale – detyrim, dhe – armëmbajtje pa leje.
Kështu konfirmuan për KALLXO.com burime brenda Prokurorisë.
KALLXO.com ka publikuar pamje të të dyshuarit në momentin kur duarlidhur ka arritur në Gjykatë sot më 05.02.2026.
Seanca ka qenë e mbyllur për publikun.
KALLXO.com ka raportuar ekskluzivisht për arrestimet në fshatin Ropicë si dhe ka sjellë pamje të secilit të dyshuar duke hyrë në Gjykatë në Vushtrri.
Për masën e sigurisë ndaj katër anëtarëve të familjes Gërbeshi, të cilët dyshohen për veprën penale – detyrimi, dhe vepra të tjera, ka raportuar KALLXO.com më 22.09.2025.
Arrestohet Agim Gërbeshi, kërkohej për detyrim dhe armë pa leje