COVID-19 Ilustrim: Naser Fejza

Një i vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se një person ka vdekur si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit.

Sipas njoftimit të MSh-së, 12 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.978 doza të vaksinës kurse prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.653.823 doza të vaksinës.

Deri më sot 776.653  qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Në total numri i rasteve aktive është 315.