Shiriti i Policisë së Kosovës. Foto: Shkodrane Dakaj/KALLXO.com

Një grua gjendet e vdekur në banesën e saj në Prishtinë

Një vdekje e dyshimtë është raportuar në Prishtinë.

Policia ka njoftuar se një grua është gjetur pa shenja jetë në banesën e saj.

Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur dje rreth orës 14:50.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.